×
Sunday, May 18, 2025

Balla, thirrje shqiptarëve në Itali: Dërgoni fletët e votimit deri në mbrëmje

May 9, 2025


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali, pak orë para mbylljes së votimit në Diasporë, për dërgimin e fletëve të votimit me postë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Italisë, edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja përfundimtare e mundësisë për të dërguar fletën e votimit drejt Shqipërisë përmes zarfit në zyrat e DHL kudo në Itali,” tha Balla në një mesazh drejtuar diasporës.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë orët e mbetura për të plotësuar këtë proces.

“Ju lutem, shpejtoni dhe pak orë që ka mbetur brenda ditës së sotme, sepse është afati i fundit që mund ta plotësoni detyrën tuaj ndaj atdheut, duke votuar në zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh Balla.

Në fund të thirrjes së tij, ai theksoi rëndësinë historike të këtij votimi. “Prandaj shkoni në çdo zyrë të DHL-së pranë banesës tuaj dhe nisni zarfin për Shqipëri. Sepse kjo është një votë historike për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, përfundoi Balla.




Comments are closed.