Balla: BE nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se është informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson gjithashtu se Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.
Eunews.al