Angjelin Preljocaj, anëtar i Akademisë Franceze së Arteve

22 May 2025 • 00:00
Shpërndaje:

Koreografi dhe balerini i mirënjohur francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, është zyrtarisht anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura Franceze.

Në Institutin Historik të Francës, në një ceremoni solemne, veç zyrtarizmit u kremtua kontributi i Preljocajt në vite në baletin bashkëkohor.

E ndërkohë Angjelin Prejocaj nuk i fshehu emocionet dhe as nderimin për anëtarët e Akademisë, teksa u zotua se këtë detyrë të re do ta ekzekutojë mirë dhe pasion.

Reklamë Ola

“Është një kënaqësi dhe një emocion i madh që më zgjodhët të jem në mesin tuaj. Është një nder i madh, të cilit zotohem t’i përgjigjem me gjithë energjinë dhe pasionin tim, në mënyrë që të bëhem i denjë për të. Një nga rrugët drejt dinjitetit është ajo e njohjes, njohja e të tjerëve, e cila na kthen te përulësia dhe vetëdija se jemi të lidhur dhe se nuk bëjmë kurrë asgjë vetëm”, tha Preljocaj.

Ndërsa mbajti një fjalim të gjatë, të duhur për këtë moment kyç të karrierës së tij, Preljocaj falenderoi emër për emër të gjithë balerinët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata që besuan tek ëndrra e një djali emigrant, që me talent dhe punë do ta shndërronte në një trashëgimi të pasur për baletin kontemporan.

Reklamë InterMedika

“Kërcimi është lëvizje, hapësirë dhe kohë, paradoksalisht është një imazh i ngrirë që shkaktoi një kuriozitet të tek unë. Edhe pse kjo krijesë ishte shumë larg asaj që mendoja se ishte natyra ime, ishte kjo nxitje që më hodhi në një klasë të vallëzimit klasik në periferinë time pariziene. Ka ende kaq shumë gjëra për të arritur, kaq shumë koncepte për të sjellë, herë herë i them vetës se kjo nuk është asgjë, pastaj them që po, kjo është gjithçka, e se thelbësorja është të rishpiket në çdo moment”, u shpreh koreografi.