Ambasadorja e BE-së takon Toni Gogun: Besimi te drejtësia, thelbësor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

18 Sep 2026 21:50
Shpërndaje:

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku në qendër të diskutimeve ishin reforma në drejtësi dhe prioritetet e vendit në procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, diplomatja evropiane theksoi rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të reformës dhe të forcimit të besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi Moreira de Sousa.

Reklamë Ola

Sipas ambasadores, bisedimet me ministrin Gogu u përqendruan edhe te hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria për përmbushjen e prioriteteve që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo shprehu gatishmërinë e delegacionit të BE-së për të vijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet shqiptare.

Reklamë InterMedika

“Presim të punojmë së bashku për të mbështetur progresin e mëtejshëm”, u shpreh ambasadorja.

Reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit të së drejtës mbeten ndër çështjet kryesore të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.