×
Friday, March 28, 2025

Ambasada japoneze dhuron 74 libra të rinj për bibliotekën e Korçës

June 14, 2020


Ambasada japoneze në Tiranë, i dhuroi 74 libra të rinj bibliotekës “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.Librat e rinj janë të përzgjedhur nga zhanret e botimeve japoneze dhe të përkthyera në anglisht.Seti i botimeve të veçanta me tematikës historike, i shtohet fondit të bibliotekës së qytetit të Korçës që numëron mbi 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj  dhe do të shërbejë si një mënyrë komunikimi me kulturën orientale.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito krahas vizitës në godinën e re të bibliotekës u ndal edhe tek teatri dhe muzeu “Bratko”, ku nxënës të talentuar sollën një ekspozitë të veçantë rreth 20 punime pikture frymëzuar nga objektet e këtij muzeu.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments