A do ta bënte Von der Leyen vaksinën AstraZeneca?

16 Mar 2021 15:35
Shpërndaje:

Po” ishte përgjigjja e thatë që Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i dha sot medias britanike.

Mamer u pyet sot nga media britanike nëse do ta përdorte presidentja Von der Leyen  vaksinën anglo-suedeze.

”Po”, u përgjigj prerë Mamer.

Reklamë Ola

Kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, gjithashtu tha se vendet këshillohen të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca.

“Ne do t’i rekomandonim vendet të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca”, theksoi Swaminathan.

Reklamë InterMedika

Ajo theksoi se këto vaksina janë në përdorim prej disa muajsh dhe se 300 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) gjithashtu tha se përparësitë e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 tejkalojnë rreziqet e saj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x