Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, duke iu drejtuar nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe prindërve.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit arsimor një vit të mbarë dhe një javë të suksesshme.
“Mirëmëngjes! Me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe, padyshim, edhe prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë”, shkroi Rama.
Krahas mesazhit, kryeministri publikoi edhe pamje nga disa shkolla të rikonstruktuara gjatë këtij viti.
Sipas Ramës, ndërhyrjet kanë përmirësuar kushtet dhe kanë sjellë standarde të reja për zhvillimin e mësimit.
“Në foto janë disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, përfundoi kryeministri.


