×
Friday, January 30, 2026

“Shkoni dhe merrni kreditë”, Rama takim me fermerët e Divjakës: Kemi vënë 250 mln euro në dispozicion, mund të bëhen edhe 1 mld

January 30, 2026


Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të premte me fermerët e Divjakës.

Rama tha se shteti ka vënë në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë, ndërsa u bëri thirrje fermerëve që t’i shfrytëzojnë dhe t’i drejtohen Bankës së Shqipërisë për të marrë kreditë.
Po ashtu i bëri thirrje pushtetit vendor që të bashkëpunojë më shumë me fermerët dhe bujqit.

“Kemi vënë në dispozicion për bujqësinë 250 milionë euro që mund të shkojnë dhe në 1 miliard nëse konsumohen, përmes Bankës të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti me norma shumë të ulëta.
Shumë pak është shfrytëzuar kjo mundësi sepse për ta shfrytëzuar duket një përgatitje e një dosje për t’u drejtuar bankës. Bashkitë duhet të jenë shumë më aktivë me fermerët për të adresuar këto financime.
Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura të përbashkëta, kompani të përbashkëta për të marrë këto financime, të cilat janë aty dhe presin”, tha Rama.




Comments are closed.