Netanyahu i bën thirrje Katarit të dëbojë udhëheqësit e Hamasit pas sulmit në Doha
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje Katarit të dëbojë përfaqësuesit e grupit militant palestinez Hamas, një ditë pasi shënjestroi udhëheqjen e organizatës islamike në Doha.
Netanyahu tha se sulmet u kryen kundër planifikuesve të masakrave të 7 tetorit 2023 në Izrael, të cilat shkaktuan luftën në Gaza.
Britania nis prodhimin në masë të dronëve për Ukrainën
“Unë i them Katarit dhe të gjitha kombeve që strehojnë terroristë, ose i dëboni ose i sillni para drejtësisë”, tha Netanyahu.
“Sepse nëse nuk e bëni, ne do ta bëjmë”, shtoi ai.
Kryeministri Netanyahu akuzoi Katarin se u ka ofruar udhëheqësve të Hamasit një strehë të sigurt, financim dhe vila luksoze.
Ministria e Jashtme e Katarit dënoi deklaratat “e pamatura” të Netanyahut.
Ministria e Jashtme në Doha i quajti deklaratat e Netanyahut kërcënime të qarta për shkelje të sovranitetit shtetëror dhe i përshkroi ato si një përpjekje të turpshme për të justifikuar sulmin frikacak të Izraelit në kryeqytetin e Katarit të martën.
Ushtria izraelite vrau gjashtë persona në sulme të papritura në një zonë banimi të martën, në Doha – duke e zemëruar Katarin dhe duke shkaktuar një kritikë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Midis viktimave ishte djali i Khalil al-Hayya, figura më me ndikim e lëvizjes islamiste jashtë vendit, dhe shefi i shtabit të tij.
“Al-Hayya, i cili kryeson delegacionin e Hamasit në bisedimet për armëpushim, mbijetoi”, tha grupi.
Të paktën 18 viktima dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve në Bali dhe Flores
Sulmi u dënua ndërkombëtarisht nga shtetet arabe, Kina dhe udhëheqësit evropianë.
Izraeli kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit.
Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, ka vepruar si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit në konfliktin e Gazës për gati dy vjet. Negociatat për një armëpushim kanë ngecur për muaj të tërë.







