Ambasadori i SHBA në Prishtinë thirrje qytetarëve: Votoni masivisht! E ardhmja e Kosovës në duart tuaja

14 Feb 2021 17:05
Shpërndaje:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kosnett e bëri të ditur deklaratën e tij përmes llogarisë së tij në zyrtare në Twitter.

“Mos lejoni që dëbora ose pandemia e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni”, u shpreh ambasadori amerikan.

Reklamë Ola

“Bëni zgjedhjet e lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, duke bërë thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit, që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1 500 të tjerë.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x