Rama: Tirana mirëpret sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Planit të Rritjes

27 Nov 2026 • 09:52
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë mëngjes një mesazh mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Samitin e Planit të Rritjes (Growth Plan), që zhvillohet sot në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se samiti do të mbledhë në një tryezë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Takimi zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Evropës së bashku”, me fokus avancimin e procesit të integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes për vendet e rajonit.

Reklamë Ola

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.