Samiti i Planit të Rritjes në Tiranë, zbardhet agjenda e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor

27 Nov 2026 • 09:58
Shpërndaje:

Tirana mirëpret sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), i cili zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Evropës së bashku”.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke mbledhur liderët e vendeve të rajonit dhe komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Sipas agjendës, mbërritja e liderëve është parashikuar në orën 10:00, shoqëruar me prononcime për mediat, ndërsa në orën 10:30 samiti do të hapet me fjalët hyrëse të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos.

Reklamë Ola

Në orën 12:15 është parashikuar fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të përmbyllë punimet e samitit.

Në fokus të diskutimeve do të jenë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes, prioritetet strategjike dhe integrimi gradual i ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Reklamë InterMedika

Samiti synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, përmes reformave dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim ekonomik.