Ervin Bushati nderohet me “Çelësin e Bergen County” në New Jersey

24 Nov 2026 • 17:34
Shpërndaje:

Ervin Bushati është nderuar me “Çelësin e Bergen County”, në shtetin e New Jersey-t, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një ceremonie të organizuar nga drejtuesit lokalë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë në një prej qarqeve më të mëdha të New Jersey-t, ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar.

“Privilegj të nderohem me ‘Çelësin e Bergen County’ në New Jersey. Një ceremoni e veçantë, e organizuar nga drejtuesit e Bergen County, në një prej qarqeve më të mëdha të shtetit të New Jersey-t, ku jeton një komunitet i dalluar shqiptar”, shkroi Bushati.

Reklamë Ola

Ai theksoi se ky vlerësim merr një domethënie të veçantë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe traditave kombëtare në diasporë.

“Një vlerësim që merr domethënie të veçantë në këtë përvjetor të Pavarësisë, si dëshmi e ruajtjes së identitetit, traditave dhe krenarisë sonë kombëtare përtej kufijve”, u shpreh Bushati.

Reklamë InterMedika

Ceremonia vjen në kuadër të atmosferës së festave të nëntorit, të cilat bashkojnë komunitetet shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kremtimin e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.