Izrael, Eisenkot synon të përmbyllë këtë javë negociatat për formimin e qeverisë

24 Nov 2026 • 16:42
Shpërndaje:

Kreu i bllokut “Ndryshimi”, Gadi Eisenkot, synon të përmbyllë deri në fund të kësaj jave negociatat me partinë Likud dhe partitë ultraortodokse për formimin e qeverisë së re izraelite.

Sipas faqes izraelite të lajmeve Walla, ky afat është përcaktuar në përputhje me kërkesat e aleatëve të tij politikë, Naftali Bennett dhe Avigdor Lieberman.

Në rast se negociatat nuk rezultojnë me një marrëveshje, Eisenkot synon të kërkojë javën e ardhshme votëbesimin në Knesset për formimin e një qeverie të re, e cila do të mbështetej nga jashtë prej partive arabe.

Reklamë Ola

Përmes këtij skenari, Eisenkot do të shmangte kërkesën drejtuar presidentit Isaac Herzog për zgjatjen me 14 ditë të mandatit për formimin e qeverisë.

Mundësia e formimit të një qeverie me mbështetjen e jashtme të partive arabe kishte qarkulluar gjatë ditëve të fundit në qarqet politike izraelite, ndërsa negociatat me Likud-in dhe partitë ultraortodokse mbeten ende të hapura.

Reklamë InterMedika