Begaj i kërkon Brazilit të njohë Kosovën

05 Nov 2026 • 16:18
Shpërndaje:

Presidenti Bajram Begaj i bëri thirrje Brazilit të njohë Republikën e Kosovës dhe të shqyrtojë mundësinë e mbështetjes së saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kërkesa u bë gjatë takimit me ambasadorin e ri të Brazilit në Shqipëri, Fabio Vaz Pitaluga, i cili i paraqiti letrat kredenciale.

Begaj i uroi ambasadorit një mandat të suksesshëm në Shqipëri dhe i përcolli urimet për rizgjedhjen e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Në vitin kur Shqipëria dhe Brazili shënojnë 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kreu i shtetit shprehu besimin se të dyja vendet do të intensifikojnë dialogun politik dhe do të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik, tregtar e kulturor.

Presidenti vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Brazilit në organizatat ndërkombëtare, duke veçuar periudhën 2022–2023, kur të dyja vendet ishin njëkohësisht anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Reklamë Ola