Presidenti Bajram Begaj zhvillon sot konsultimet me përfaqësuesit e partive dhe grupeve parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Zgjedhjet pritet të zhvillohen në periudhën 15 prill–15 maj 2027. Pas konsultimeve, kreu i shtetit pritet të shpallë datën zyrtare brenda 9 nëntorit.
Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen. Kreu i grupit të saj parlamentar, Taulant Balla, e cilësoi konsultimin një procedurë të ndjekur nga çdo President i Republikës dhe kritikoi vendimin e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë.
PD-ja, nga ana tjetër, e ka refuzuar ftesën. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e quajti procesin “teatër politik”, duke pretenduar se data është përcaktuar paraprakisht nga kryeministri Edi Rama.
Bardhi e cilësoi ftesën “tërësisht të shpërfillshme” dhe akuzoi Begajn se, në vend që të ushtrojë rolin kushtetues, po i shërben pushtetit.


