Gogu urdhëron inspektimin e 24 transferimeve në burgje, përfshihet edhe Veliaj

29 Oct 2026 • 23:20
Shpërndaje:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve, të kryera nga data 16 deri më 27 tetor, sipas informacionit të Drejtorisë së Burgjeve.

Në verifikim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, duke iu referuar një burimi të sigurt.

Për rastin e Veliajt, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura gjatë transferimit.

Reklamë Ola