Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në dyshim procesin zgjedhor në Brazil pas humbjes së Flavio Bolsonaros, djalit të ish-presidentit dhe aleatit të tij, Jair Bolsonaro.
I pyetur nga një gazetar për rezultatin, Trump deklaroi se zgjedhjet i ishin dukur “diçka e tmerrshme”.
“Sinqerisht, dukeshin si zgjedhje të manipuluara”, u shpreh presidenti amerikan, pa paraqitur prova në deklaratën e cituar.
Ai shtoi se nuk kishte mbajtur qëndrim në mbështetje të ndonjërit prej kandidatëve.
“Unë nuk mora një qëndrim në favor të njërës ose tjetrës, por më dukej e tmerrshme”, tha Trump.


