Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka arritur në 41% deri në orën 13:00, sipas organizatës joqeveritare CRTA, e cila po monitoron procesin zgjedhor.
Sipas organizatës, pjesëmarrja është dukshëm më e lartë se në të njëjtin orar të zgjedhjeve të vitit 2023. Radhë qytetarësh janë krijuar përpara qendrave të votimit që në orët e para të mëngjesit.
CRTA raporton gjithashtu parregullsi në 16% të qendrave të votimit, kryesisht raste të dyshuara të blerjes së votave.
Ndërkohë, vëzhguesit e OSBE-së kanë vënë në dukje se autoritetet nuk i kanë zbatuar plotësisht të gjitha rekomandimet për procesin e votimit.
Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para treguese pritet të publikohen pas orës 22:00.


