Macron njofton ndalimin e protestave jashtë sindikatave

22 Oct 2026 • 18:45
Shpërndaje:

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar ndalimin e demonstratave që nuk organizohen nga sindikatat, në prag të protestave të paralajmëruara për të shtunën, më 24 tetor.

“Rekomandimi i përgjithshëm është që të mos zhvillohen demonstrata në ditët në vijim”, deklaroi ai.

Macron pretendoi se pas incidenteve të fundjavës së kaluar qëndronin grupe të së majtës ekstreme, të cilat, sipas tij, synonin përmbysjen e qeverisë.

Reklamë Ola

Presidenti njoftoi gjithashtu se Këshilli i Mbrojtjes do të mblidhet të premten për të shqyrtuar masa shtesë, në kushtet kur forcat e sigurisë po përballen me presion të shtuar.

Në Paris dhe qytete të tjera janë parashikuar kufizime për tubimet dhe lëvizjen, për të parandaluar incidente të reja. Në kryeqytet, tubimet publike ndalohen nga ora 20:00, ndërsa në një prej shesheve është vendosur shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Reklamë InterMedika

Krahas pranisë së shtuar policore, është njoftuar edhe angazhimi i një njësie ushtarake të përdorur për detyra kundër terrorizmit. Sipas masave të paraqitura, ajo do të ndihmojë në mbrojtjen e bizneseve dhe dyqaneve nga dëmtimet dhe plaçkitjet.