Irlanda mbështet përshpejtimin e Shqipërisë drejt BE-së, Byrne: Mund të arrijmë shumë

24 Sep 2026 14:34
Shpërndaje:

Ministri irlandez për Çështjet Europiane, Thomas Byrne, ka rikonfirmuar mbështetjen e Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Europian për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Byrne deklaroi se gjatë Presidencës irlandeze do të punohet ngushtë me Shqipërinë për të çuar përpara dhe për të mbyllur sa më shumë kapituj të negociatave të anëtarësimit.

“Ka shumë punë për t’u bërë dhe mund të arrijmë shumë”, u shpreh Byrne, duke nënvizuar angazhimin për të avancuar procesin e zgjerimit.

Reklamë Ola

Irlanda mban Presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2026, periudhë gjatë së cilës zgjerimi është një prej çështjeve të rëndësishme në axhendën europiane. 

Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave. Në korrik, në Konferencën e nëntë të Anëtarësimit, u mbyllën përkohësisht tre kapitujt e parë: Shkenca dhe Kërkimi, Arsimi dhe Kultura dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Në atë takim, Byrne vlerësoi progresin e Shqipërisë, por kërkoi vijimin e reformave themelore. 

Reklamë InterMedika

Deklarata e fundit e ministrit irlandez sinjalizon mbështetjen e Dublinit për ruajtjen e ritmit të procesit gjatë muajve të mbetur të Presidencës së saj, ndërsa mbyllja e çdo kapitulli varet nga përmbushja e kritereve përkatëse dhe miratimi i vendeve anëtare.