84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

19 Sep 2026 00:08
Shpërndaje:

Nga Ylli Pata

Marrja e 84 votave nga mazhoranca për ligjin  e pagave të magjistratave madje edhe për emërimin e Ervin Demos si Ministër i Brendshëm mund të ishte një akt normal në një situatë të qetë.

Por pas një tallazi të gjatë politik që erdhi si një revulucion i vërtetë politik ku së pari i hoqi mazhorancës një deputete, siç ishte Marjana e Fukagjinit, si dhe qëndrime të tjera nga deputetë të kësaj mazhoranca, numrat e konfirmuar janë një sinjal.

Reklamë Ola

Një sinjal që natyrisht nuk kanë aq shumë lidhje me një analizë që lidhet me fuqinë e Edi Ramës si drejtues i mazhorancës që rriti votat politike në 2025-n. Por si personazh që vjen pas revolucionit të flamingove, i cili ishte një operacion për ta rrëzuar këtë mazhorancë. 84 votat e arritur për ligjin e pagave të magjistratëve është një sinjal politik, që siç u duk Edi Rama donte tu tregonte mbështetësve e financuesve të flamingove për objektivin e arritur pak a shumë.

Ndërkaq, ky sinjal që duket se donte të lëshonte Edi Rama, vjen në një kërcitje më të madhe për sheshin tjetër atë të opozitës.

Reklamë InterMedika

Shesh, që me revolucionin e flamingove është zgjeruar në formë, por jo në përmbatje. Pasi edhe kjo opozitë e re, që natyrisht nisi si operacion kontestimi, për më shumë se 100 dite nuk ka prodhuar një fytyrë reale të një rruge të re.

Një rrugë që mund të vijë si ide, si koncept, si grup drejtues apo edhe si një notification siç është edhe moda. Jo, synimi ka qenë të bllokojmë e rrëzojmë mazhorancën. Ku ikja e Marjana Koçekut u duk se ishte sinjali më i fortë. Por me kalimin e tre muajve, ai sinjal ka mbetur aty.

Edi Rama dhe mazhoranca, duket se e ka përballur fazën e tcunamit, por kjo politikisht, së paku për publikun apo pritshmërinë e tij nuk se ka rëndësi. Pasi ai është mësuar me këtë skenar. Njerëzit duhen të tijnë “dhëndrin” e ri të vendit, ose së paku të krijojnë një imagjinatë se si është ideja e alternativës së ndryshimit. Kjo nuk ka ardhur për shumë arsye, sepse kanë dashur që të zbatojnë planin A para B, pa pasur, ose pa e treguar planin e ri. Kjo taktikë normalisht edhe mund të ketë arsye, pasi siç është bërë tashmë si modë: ja prish Rama.

Por tregimi i skenarit të ri pas rrëzimit të kësaj mazhorance, apo paraqitjes së alternativës së rivalit politik të Ramës është gjëja më nomrale e mundshme.

Në këtë diapazon ka mjaft mundësi për të sjellë alternativa apo për të hapur një mundësi promovimi. Kjo nuk ka ndodhur sepse kemi të bëjmë me një lëvizje që nuk ka menduar për të ardhmen, apo shkurt nuk i është urdhëruar e ardhmja, por e sotmja. Ndaj sinjali i 84 votave është një mesazh i mazhorancës për sponsorin e flamingove, që nuk është në Shqipëri, po larg, aty ku nesër shkon dhe Edi Rama.