×
Thursday, July 7, 2022

10 qytetet më të bukura në botë që duhet t’i vizitoni

January 17, 2020

Ekzistojnë në botë disa qytete të cilat duhet të vizitohen njëherë në jetën tuaj.

10.Bryzh

Bryzh është qyteti më i madh në provincën Flanders në Belgjikë. Edhe pse është një qytet i vogël ka një  bukuri të  madhe. Në të gjithë botën, ai është ndër qytetet, që i ka mbrojtur më  mirë monumentet  e periudhës së mesjetës. Ai është  ndër qytetet më të vizituar.

9. Budapest

Ky është një qytet hibrid, i cili është krijuar nga bashkimi i tre qyteteve, Buda, Pest, dhe Obuda. Ai është qyteti më i madh dhe ndër qytetet më të bukura në botë. Ai është i ndarë në dy pjesë nga lumi Danub dhe ka ndërtesa  të neo-rezistencës.

8. Roma

Roma është kryeqyteti i Italisë dhe qëndron mbi shtatë kodra. Ajo ka shtëpitë  dhe kishat më të vjetra në botë. Ndërtesat e saj nuk janë  vetëm të vjetra, por edhe të bukura. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site i Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë e tillë si: Muzetë e Vatikanit dhe Koloseu janë ndër destinacionet më të vizituara.

7.  Firence

Firence  është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës. Ai është  ndër qytetet më  të  populluar në  Itali dhe njihet si djepi i artit dhe arkitekturës. Firence quhet si një nga qytetet më të bukura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi etj.

6. Amsterdam

Ky është gjithashtu një qytet shumë i bukur. Ai është kryeqyteti i Holandës. Secila nga shtëpitë kualifikohet si një  monument. Ato shërbejnë  si zyra, kafene, restorante  dhe janë  të kombinuara aq mirë më njëra-tjetrën sa i japin Amsterdamit një pamje madhështore.

5. Rio de Zhaneiro

Njerëzit thonë se Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë, për tiu përkushtuar krijimit të  Rio de Zhaneiro-s.  Ai ka një  arkitekturë  thuajse perfekte dhe peisazhe të  mrekullueshëm.

4. Lisbona

Lisbona është  kryeqyteti i Portugalisë  dhe një  nga qytetet më të mëdha.  Ajo ndodhet në perëndim të vendit, në një pikë ku lumi Tagus derdhet në Oqeanin Atlantik. Pjesën perëndimore të qytetit kryesisht e zë Monsanto Forest Park, një prej parqeve më të mëdha urbane në Evropë. Lizbona është në krye të qyteteve më piktoreske.

3. Praga

Ajo është  kryeqyteti i Republikës Çeke . Ky qytet është i njohur për ruajtjen e monumenteve para-historike dhe në  ndërtimin e urave madhështore.

2. Paris

Ai është  kreqyteti i Francës. Lumi Sena e ndan qytetin në dy pjesë. Parisi është një nga qendrat kryesore të biznesit , kulturës,  shkencë s dhe artit në botë.  Një  ndër monumentet më të famshme të  tij është  Kulla Eifel, e cila është  edhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

1. Venecia
Ai është një qytet në pjesën verilindore të Italisë.  Ai ndryshe mban emrin La Serenissima që  do të   thotë E Qeta. Venecia është me të vërtetë një nga qytetet më të bukur në  botë. Aty janë  luajtur shfaqje të  shumta dhe pothuajse pjesa më  e madhe e tyre janë  romantike./ TO/ *Fotot nisin nga Bryzh e para, dhe Venecia e 10-ta në radhë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments