×
Thursday, March 27, 2025

Zyrtarja amerikane Cooper: Shqipëria shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s

December 11, 2019


Në fjalën e saj në konferencën ‘Karta e Adriatikut (A5)’, zv. asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper deklaroi se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s.

‘Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.

Do të dëshiroja t’ju siguroja se angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë i fortë.

Udhëtimi në vendet e A5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i SHBA në këtë rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë prezent.

Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrës për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 por edhe në koalicione të tjera.

Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme dhe i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi’, tha Cooper.

eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments