Zgjedhjet/ PS shpall fitoren në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbej”

27 Apr 2021 11:01
Shpërndaje:

Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 18:00 mitingun e fitores të zgjedhjeve të 25 prillit, nga Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ftoi skuadrën kampione të patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve për përqafimin e fitores.

“Sot në 18.00, në sheshin “Skënderbej”, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, tha Rama.

Reklamë Ola

Ndërkohë që janë numëruar 4745 qendra votimi nga 5199 në gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 48.61% të votave.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x