×
Wednesday, February 12, 2025

Zgjedhjet në Malin e Zi, pjesëmarrja në votime mbi 68 % deri në orën 17:00

August 30, 2020


Deri në orën 5 pasdite, 68,4 % e votuesve kanë votuar në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, njoftoi Qendra kombëtare për Monitorimin dhe Kërkimin (CeMI).

“70,9 % e votuesve votuan në Podgoricë deri në 5 pasdite, 69,6 % në jug dhe 63,9 % në veri”, tha koordinatorja e PR në CeMI, Maja Bjeliç.

“Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 2016, pjesëmarrja deri në 5 pasdite ishte 61,2, që është 7,2 % më pak se sot. Në zgjedhjet e vitit 2012, pjesëmarrja ishte 55,9 %, që është 12,5 % më pak se sot”, vazhdoi Bjeliç.

Sipas vëzhguesve të CeMI-t në terren, një numër i madh qytetarësh janë ende të pranishëm në qendrat e votimit

CeMI monitoron zgjedhjet parlamentare dhe lokale në pesë komuna, për të cilat ka akredituar 1 355 vëzhgues të vendosur në pothuajse të gjitha vendvotimet në Mal të Zi.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments