Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Ambasada amerikane paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë

14 Sep 2026 11:52
Shpërndaje:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të mëdha që mund të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit, protestat mund të shkaktojnë grumbullime masive, bllokime rrugësh dhe vështirësi në qarkullim. Shtetasve amerikanë u është kërkuar të shmangin zonat ku do të zhvillohen demonstratat, si dhe lëvizjet e panevojshme.

Edhe personeli i Ambasadës është udhëzuar të qëndrojë larg protestave, ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë gjatë asaj dite.

Reklamë Ola

Protestat pritet të zhvillohen në të njëjtën ditë kur Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ambasada amerikane do të vijojë të jetë e hapur, por shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar.

Reklamë InterMedika