Zelensky: Bisedimet për paqe gjithnjë e më realiste
March 16, 2022
Do të duhet pak kohë që bisedimet me Rusinë të përfundojnë në interes të Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim video.
“Takimet vazhdojnë. Siç e kuptoj unë, qëndrimet në negociata duken më realiste. Megjithatë, ka ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”, theksoi ai.
Zelensky shtoi se ”mbrojtësit e Ukrainës janë kudo që armiku kërkon të depërtojë”.
Kujtojmë se round i fundit i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë filloi më 14 mars, ku pas diskutimeve, u vendos pezullimi deri më 15 mars.
Eunews.al







