Holanda kërkon ndihmë evropiane për të përballuar zjarret në pyje
Zjarrfikës nga Gjermania, Belgjika dhe Francau vendosën sot në Holand[ për të ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e disa zjarreve që kanë shpërthyer në terrene ushtarake stërvitore.
Sipas autoriteteve vendase, kjo është hera e parë që Holanda kërkon ndihmë nga jashtë për përballimin e zjarreve në natyrë.
Rreth 30 mjete zjarrfikëse nga Franca dhe Gjermania pritet të angazhohen kryesisht në rajonin juglindor pranë Eindhoven, ndërsa 67 forca të specializuara zjarrfikëse janë dërguar nga Gjermania.
Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në një terren stërvitor ushtarak pranë qytetit t’Harde, rreth 80 kilometra në lindje të Amsterdam.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ende nuk janë vënë nën kontroll, sipas policisë. Zjarre të tjera janë raportuar më pas edhe në terrene të tjera stërvitore, përfshirë në jug të vendit.
Shkaku i zjarreve mbetet i paqartë, por ekspertët dyshojnë se stërvitjet me eksplozivë mund të kenë shkaktuar shpërthimin e tyre, për shkak të kushteve të thata.
Autoritetet theksojnë se përpjekjet për shuarjen e flakëve janë vështirësuar nga thatësira e fortë dhe temperaturat e pazakonta të larta. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për popullsinë.







