×
Wednesday, September 11, 2024

“Zakon Libri”/ Një klub kushtuar të kaluarës dhe veprave që lenë gjurmë

October 22, 2020


Në kuadër të muajit të Librit, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Co-Seven dhe Fondacionin Progress organizojnë projektin Zakon Libri.

Zakon Libri është një nismë e cila kërkon të sjellë nëpërmjet leximit, botëkuptimin e qyteteve të dikurshme me të gjitha tiparet e tyre. Tiparet e këtyre qyteteve pasqyrohen në përshkrimet e udhëtarëve, letërsinë, tekstet e këngëve. E kemi menduar si një bisedë miqsh që i duan librat dhe kanë një pikë të dobët për artin e të performuarit, për të krijuar kështu një Klub Libri ndryshe nga të tjerët, që, në qendër ka Shqipërinë vendet dhe traditat e saj të veçanta, shkrimtarët e saj dhe udhëtarët që kanë shkruar për të.

ZAKON LIBRI, për dy arsye. Së pari ky emër është zgjedhur nga organizatorët për të na rikthyer në gjurmët e të kaluarës, në zakonet e hershme, në letërsinë e vjetër shqiptare, apo në poezitë që mësonim me zell në shkollë fillore. Së dyti, të parit e librit si një zakon që duhet të kemi në jetët tona, të lexuarit si shprehi e përditshmërisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments