×
Saturday, January 18, 2025

Von der Leyen shpresëplotë për vaksinës e koronavirusit brenda 2020. “Deri atëherë jeta nuk mund të rikthehet në normalitet”

April 12, 2020


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka shpresë se një vaksinë kundër koronavirusit të ri mund të zhvillohet deri në fund të këtij viti.

Dy nga ekipet më premtuese të kërkimit janë me qendër në Evropë, tha Von der Leyen për gazetën gjermane Bild ditën e djelë. Von der Leyen fillimisht kishte thënë se një vaksinë mund të dalë në treg deri në vjeshtë, por pas diskutimeve me kompaninë gjermane bioteknike CureVac, ekspertët e kanë kundërshtuar këtë afat kohor, duke thënë se një vaksinë është të paktën një vit larg. “Shpresoj që ata të zhvillojnë një vaksinë deri në fund të vitit,” pohoi politikani i BE-së, duke përmendur se ka plane për të filluar testet klinike së shpejti.

Një sërë hapash do të ndiqen për të miratuar një vaksinë dhe për ta prodhuar atë në masë. Për një fushatë të shpejtë vaksinimi, BE tashmë po dialogon me prodhuesit për kapacitetet globale të prodhimit, deklaroi ndër të tjera në intervistë Von der Leyen.

Sipas raportit të gazetës, von der Leyen thekson se udhëzimet për kufizimet në vizitat në shtëpitë e njerëzve të moshuar do të duhet të qëndrojnë për shkak të koronavirusit. Ajo është e bindur se jeta do të kthehet në normalitet vetëm pasi një vaksinë e koronavirusit të bëhet e disponueshme.

Pa vaksinë, kontaktet me qytetarët e moshuar duhet të kufizohen sa më shumë që të jetë e mundur. E di që është e vështirë dhe vetmia është shtypëse. Por ka të bëjë me jetën. Ne duhet të qëndrojmë të disiplinuar dhe të jemi shumë të durueshëm“, tha von der Leyen për gazetën gjermane Bild.

Do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin për shumë muaj, ndoshta deri vitin e ardhshëm.”

Pavarësisht kësaj Presidentja e Komisionit të BE-së beson se shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit ditor mund të rihapen më herët. “Fëmijët dhe adoleshentët do të kenë më shumë liri të lëvizjes më shpejt se të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të mëparshme.”

BE pritet të paraqesë planifikimin për strategjinë e saj të daljes për heqjen graduale të kufizimeve të koronavirusit këtë javë. Megjithëse ajo theksoi se vendet “janë në faza shumë të ndryshme të pandemisë, dhe secili vend vendos vetë“. Kur u pyetën nëse ajo ishte në fund të fundit “e pafuqishme” sepse vendet mund të bëjnë atë që dëshirojnë, von der Leyen u përgjigj se nuk dëshiron të marrë një vendim të centralizuar sepse situata ndryshon midis vendeve brenda BE-së, dhe midis zonave rurale dhe urbane.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments