×
E diel, 17 Janar, 2021

Von der Leyen jep shpresë: Vendet e BE do të dhurojnë vaksina ndaj COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

11 Dhjetor, 2020

BE do të dhurojë vaksina për vendete Ballkanit Perëndimor. Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen është zotuar se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët.

Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë, teksa bëhet me dije se në veçanti këto doza të dhuruara të vaksinës do jetë për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”- thotë Von der Leyen.


Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për