Von der Leyen bën thirrje për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së

10 Mar 2020 09:06
Shpërndaje:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u kërkoi shteteve anëtare të BE-së që, përballë krizave aktuale, të arrijnë një marrëveshje mbi planet e buxhetit të Bashkimit.

“BE duhet të gjejë tashmë zgjidhje për refugjatët në Greqi, ata në Siri dhe në kufirin greko-turk, si edhe në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe ekonominë”, tha von der Leyen në një fjalim, për të shënuar ditën e saj të 100-të në detyrë, në Bruksel.

“Por pa një buxhet, ne nuk do të jemi në gjendje që të reagojmë ndaj këtyre problemeve, prandaj edhe u kërkoj vendeve anëtare që të arrijnë një marrëveshje”, vazhdoi ajo.

Reklamë Ola

Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se nuk ka mbetur edhe shumë kohë, pasi të gjitha çështjet financiare për shtatë vitet e ardhshme duhet të zgjidhen deri në fund të vitit 2020.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për një plan financiar për vitet e ardhshme, gjatë samitit të veçantë të mbajtur në Bruksel dy javë e gjysmë më parë.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x