×
Thursday, May 2, 2024

Viti i ri shkollor, Balla dhuron çanta dhe pajisje mësimore për nxënësit e shkollave në Librazhd

September 16, 2020


Mbështetje në rritjen e cilësisë së arsimit në rrethin e Librazhdit, është fokusi kryesor i deputetit të zonës Taulant Balla. Dhë për këtë në 7 vitet e fundit ka dhënë mbështetjen e tij të plotë duke sjellur investime për ndërtimin e shkollave, kopshteve e cerdheve  të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese.

Por zoti Balla nuk është ndalur me kaq. Çdo vit të ri shkollor dhuron çanta shkolle dhe pajise mësimore për nxënësit e shkollave të rrethit Librazhd.

Në këtë fillim viti shkollor vëmendjen e ka ndalur tek nxënësit e shkollës 9 vjeçare Librazhd Katund dhe në disa shkolla të tjera në zonat rurale të rrethit Librazhd.

Kjo është një nismë e bukur dhe me mjaft vlera për fëmijët e komunitetit të Librazhd Katundit, për të nisur mbarë një vit të ri shkollor.

Ky gjest human i zotit Balla duhet përshëndetur dhe sigurisht të ketë nxitur sadopak aktorë të tjerë kyç në iniciativa të ngjashme, sidomos në drejtim të pajisjes së fëmijëve nga familjet e varfëra me mjete mësimore dhe pajisjet e domosdoshme për të vijuar shkollën normalisht.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments