Video/ Aksident i frikshëm në qendër të Tiranës
January 14, 2021



Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qendër të Tiranës në kryqëzimin pranë Televizionit Publik Shqiptarë.
Në videon e siguruar nga eunews.al shihet momenti kur një automjet me shpejtësi të madhe përlasi një automjet tjetër, i cili vinte nga Liceu në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Në momentin e aksidentit të frikshëm në kryqëzim ka pasur edhe lëvizje të qytetarëve, ku siç shihet edhe në video, dy qytetarët kanë shpëtuar për mrekulli nga aksidenti.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments