Trump: Të ndalet kjo luftë e dhunshme, të hënë telefonoj Putinin dhe Zelenskyn
May 17, 2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të flasë përsëri në telefon të hënën, së pari me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “disa anëtarë të NATO-s”.
Në një postim të publikuar në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se do të fliste me homologun e tij rus në orën 10:00 të mëngjesit
” Më shumë se 5 000 të tinj vdesin cdo javë”, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara dje nga Doha.
Trump shprehu shpresën se bisedimet do të shndërroheshin në një “ditë produktive” dhe se do të arrihej një marrëveshje për armëpushim në mënyrë që kjo ” luftë e dhunshme” të mund të merrte fund.







