Trump sulmon përsëri rrjetin televiziv CNN, e quan “plerë”

24 Apr 2020 21:20
Shpërndaje:

Përmes një postimi në Twitter Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka kyrsyer sërish akuzat ndaj gjigandit televiziv CNN, duke e quajtur “plerë”.

Postimi i Donald Trump:

Lajm i madh! Randall Stephenson, CEO i AT&T borxh i madh, i cili zotëron dhe kryeson Fake News @CNN, po largohet, ose u detyrua të largohej. Kushdo që lejon një “rrjet” të mbeturinave të bëjë dhe të thotë gjërat që bën CNN, duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresojmë se zëvendësimi do të jetë shumë më i mirë!
Presidenti amerikan, Trump shquhet për sulmin ndaj mediave në SHBA.

Reklamë Ola

Trump shquhet për sulmin ndaj mediave, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme Trump në një konferencë për shtyp sulmoi reporterin e Washington Post, Philip Rucker i cili interpretoi kërë deklaratën e Trump një keqinformim të dukshëm.

“Njerëzit që dëgjojnë këto njoftime, duan të marrin informacion dhe udhëzime dhe duan të dinë se çfarë të bëjnë. Ata nuk po kërkojnë thashetheme”. Trump u përgjigj, “Unë jam presidenti dhe ju jeni lajm i rremë“, duke shtuar se udhëzimet e tij “janë vetëm një sugjerim”.

Reklamë InterMedika

Por, si do të reagonte Ambasada Amerikane, nëse Kryeministri apo Presidenti shqiptar do të thonin të njëjtën gjë për një media kombëtare në vend?

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x