×
Saturday, December 13, 2025

Trump: Po vlerësojmë përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet për naftën ruse

November 7, 2025


Presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit me Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë që Hungaria të përjashtohet nga sanksionet ndaj naftës ruse.

“Po vlerësojmë mundësinë për t’i dhënë Hungarisë një përjashtim nga sanksionet për naftën ruse. Ata nuk kanë mundësi të tjera,” tha Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u pyet gjithashtu për blerjet e gazit rus nga Hungaria, duke u përgjigjur:

“Hungaria është një vend i bukur, por nuk ka det”, duke nënvizuar varësinë energjetike të Budapestit nga furnizimet tokësore.

Trump kritikoi gjithashtu disa vende të Bashkimit Europian që, sipas tij, “blejnë shumë naftë dhe gaz nga Rusia, ndonëse nuk përballen me sfidat e Hungarisë”.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë, sepse ne i ndihmojmë ata, ndërsa ata shkojnë e blejnë energji nga Rusia,” shtoi presidenti amerikan.




Comments are closed.