Trump paralajmëron Francën me tarifa 100% ndaj verërave: Hiqni taksën për kompanitë amerikane të teknologjisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Francën se mund të vendosë një tarifë prej 100% ndaj importeve të verës dhe shampanjës franceze, nëse Parisi nuk tërhiqet nga taksa e vendosur ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.
Sipas një raporti të New York Post, kërcënimi është bërë në prag të samitit të G7 në Francë, duke rritur më tej tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Parisit.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se i kishte bërë të qartë presidentit francez Emmanuel Macron se vazhdimi i kësaj politike do të sillte pasoja ekonomike për Francën.
“I kërkova të mos vendosë taksa ndaj kompanive amerikane dhe, nëse e bën këtë, nuk do të kem zgjidhje tjetër veçse të vendos një tarifë 100% për të gjithë shampanjën dhe verërat që vijnë nga Franca”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi se zgjidhja mbetet në duart e Parisit, duke theksuar se mjafton heqja e taksës ndaj kompanive amerikane për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit tregtar.
Deklaratat e Trump përbëjnë paralajmërimin më të fortë deri më tani ndaj Francës dhe pasqyrojnë kundërshtimin e vazhdueshëm të Uashingtonit ndaj taksave dixhitale evropiane, të cilat SHBA-të i konsiderojnë si masa që dëmtojnë padrejtësisht kompanitë e tyre teknologjike.
Kjo çështje pritet të ndikojë edhe në marrëdhëniet mes dy liderëve gjatë takimeve në kuadër të samitit të G7, duke iu shtuar mosmarrëveshjeve ekzistuese për







