Botërori 2026/ Meksika fiton ndeshjen hapëse kundër Afrikës së Jugut
June 11, 2026
Në prani të 80 824 spektatorëve dhe pas tri kartonëve të kuq, Meksika fitoi ndeshjen hapëse në Kampionatin Botëror të Futbollit kundër Afrikës së Jugut me rezultatin 2-0, sipas pamjeve televizive.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ‘’Azteca’’, me arbitër brazilianin Sampaio, u mbyll 1-0 për Meksikën, pas golit të shpejtë të Quinones në minutën e nëntë.
Në pjesën e dytë, Meksika shënoi edhe golin e dytë me anë të Jimenez (67’).
Në këtë pjesë dy lojtarë afrikano-jugorë u ndëshkuan me kartonin e kuq, fillimisht Sithole (48’) dhe më pas Zwane (86’).
Më pas, edhe mbrojtësi meksikan Montes (90+3’) u ndëshkua me kartonin e kuq.







