×
Friday, March 28, 2025

Trump: Ndaloni procesin e numërimit/ Biden: Çdo votë do të numërohet

November 5, 2020


Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump ka reaguar në Twitter pas disa orësh ‘në heshtje’ duke kërkuar që të ndalohet numërimi i votave.

“Të ndalohet numërimi”, shkruan Trump, duke shprehur pakënaqësitë për të disatën herë.

Pak më vonë ai bërë edhe një postim tjetër në të cilin thekson se asnjë votë e cila arrin me anë të postës këto ditë nuk do të numërohet.

“Çdo votë e ardhur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet” tha Trump.

Ndërkohë, kandidati demokrat, Joe Biden me anë të një video mesazhi në Facebook, u përgjigj duke theksuar se asnjë votë nuk do të ngelë e panumëruar.

Deri në këtë moment ekipi elektoral i presidentit aktual Trump ka ngritur padi ndaj procesit zgjedhor të mbajtur në Nevada, Michigan, Giorgia dhe ka kërkuar rinumërim në Uiskonsin, të gjitha këto shtete vendimtare në përcaktimin e rezultatit përfundimtar. Ai gjithashtu ka bërë një sërë reagimesh ditën e djeshme duke thënë se po i vidhen votat.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments