Tensionet SHBA-Iran, Trump: Europa të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

08 Jan 2020 • 21:06
Shpërndaje:

Në një fjalim drejtuar kombit amerikan pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se do të vazhdojë t’i përgjigjen agresionit iranian.

Ai paralajmëroi vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit por nuk zbuloi asnjë detaj më tepër.

Ndërsa për sa i përket sulmeve të fundit me raketa nga Irani, Trump qetësoi qytetarët duke u thënë se asnjë shtetas amerikan nuk mbeti i vrarë.

Reklamë Ola

Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do të dërgojë një kërkesë NATO-s për një përfshirje më të madhe në Lindjen e Mesme.

Donald Trump e ka përshkruar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Suleimani si veprim vendimtar për të ndaluar një terrorist të pamëshirshëm.

Reklamë InterMedika

“Nëse e doni jetën tuaj, nuk duhet të kërcënoni qytetarët amerikanë” – iu drejtohet Iranianëve.

Ai po i bën thirrje Europës që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, të cilën ai e quajti një marrëveshje “marrëzie”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x