Rama publikon pamjet nga parku i ri “Dua të Luaj” në Elbasan

27 Sep 2026 • 12:56
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga parku i ri “Dua të Luaj” në Elbasan, një hapësirë prej rreth 22 mijë metrash katrorë, e konceptuar për aktivitete sportive, argëtim dhe çlodhje.

Parku përfshin fusha sportive, pista për vrapim dhe biçikleta, kënde lojërash për fëmijët, si dhe sipërfaqe të gjelbëruara për familjet dhe qytetarët e grupmoshave të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me parkun e ri ‘Dua të Luaj’ në Elbasan, një hapësirë prej rreth 22 mijë m², me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijët dhe plot gjelbërim për familjet e çdo moshe, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Reklamë Ola

Hapësira e re synon t’u ofrojë qytetarëve të Elbasanit më shumë mundësi për sport, aktivitet fizik dhe kohë të lirë në natyrë.