“Tempulli”, Balla: Më i madhi i zhvilluar ndonjëherë nga Policia e Shtetit

04 Nov 2023 • 17:24
Shpërndaje:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e cilëosi sot operacioni kombëtar “Tempulli”, si më i madhi i zhvilluar ndonjëherë nga Policia e Shtetit.

Në një reagim për mediet, Balla u shpreh se, ky operacion vijon të ketë çdo ditë rezultate të mirëpritura nga familjet shqiptare.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona në Fier, Mirditë dhe Krujë të përfshirë në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Reklamë Ola

Balla shprehu një falënderim dhe mirënjohje të merituar për të gjitha strukturat e policisë të angazhuara në këtë operacion.

Në Krujë sot u evidentua dhe u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një shkolle, nga një grup i përbërë nga 3 shtetas. Dy prej tyre u vunë në pranga dhe një tjetër u procedua penalisht. Gjithashtu u sekuestruan doza lënde narkotike kokainë e kanabis, gati për shitje, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Reklamë InterMedika

Edhe në Mirditë u godit një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis. U sekuestruan  lëndë narkotike kokainë e cannabis, armë gjahu, radio marrëse-dhënëse, armë të ftohta si dhe vlera monetare të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu u vunë në pranga dy shtetas.

Edhe në  fshatin Trush në Shkodër u zbulua një lokal i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë. U arrestua  në flagrancë administratori i lokalit si dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.