×
Sunday, October 2, 2022

Taulant Balla dhe Elvis Naçi në Mensën Sociale në Librazhd, Fondacioni Firdeus mbështet projektin

December 30, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me Elvis Naçin edhe drejtues të komuniteteve fetare të Elbasanit vizituan Mensën Sociale në Librazhd, e cila ju vjen në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla falenderon Elvis Naçin dhe Fondacionin Firdeus për mbështetjen dhe solidaritetin me këtë projekt bamirësie.

Sipas Ballës nga ky projekt përfitojnë realisht njerëzit në nevojë dhe janë afro 60 deri në 70 persona në ditë që ju shërbehet në këtë Mensë Sociale.

Gjithashtu në qytetin e Librazhdit me ndihmën e qeverisë shqiptare janë rikonstruktuar edhe 135 shtëpi të komunitetit rom dhe egjiptiana, të cilat kanë qenë në situatë të vështirë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Librazhd▶: Bashkë me Elvis Naçin ftuam edhe drejtues të komuniteteve fetare të Elbasanit për të vizituar Mensën Sociale në Librazhd. Kjo mensë u garanton ushqimin e ngrohtë të shtëpisë shumë familjeve të varfëra. Dua ta falenderoj Elvis Naçin dhe Fondacionin Firdeus për mbështetjen dhe solidaritetin me këtë projekt bamirësie.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments