×
Tuesday, May 20, 2025

Stoltenberg propozon dislokimin e përhershëm të aleancës në Europën Lindore 

March 16, 2022


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka propozuar dislokimin e përhershëm të pranisë së aleancës në Evropën Lindore, në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës, i cili do ta vendosë bllokun në një rrugë që ka të ngjarë të shkelë marrëveshjet e sigurisë me Rusinë, thanë sot disa prej diplomatëve.

“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’u siguruar që të mos ketë vend për keqkuptime në Moskë… në lidhje me gatishmërinë tonë për të mbrojtur… çdo centimetër të territorit të NATO-s. Në një realitet të ri sigurie, ne duhet gjithashtu të riaktivizojmë mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas një takimi të posaçëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Diplomatët nuk dhanë detaje të mëtejshme lidhur me propozimin, por theksuan se Rusia nuk mund të presë që NATO të përmbushë marrëveshjet e mëparshme, pasi pushtimi i Ukrainës kishte ndryshuar plotësisht situatën e sigurisë në Evropë.

Akti Themelues NATO-Rusi, i rënë dakord nga të dyja palët, angazhon NATO-n të përmbahet nga dislokimi i përhershëm i “forcave të konsiderueshme luftarake” në territoret lindore të aleancës, ndër të tjera.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një zotim nga ana e NATO-s për të mos vendosur armë bërthamore në territoret e anëtarëve të rinj të aleancës. Diplomatët thanë se kjo nuk do të ndryshojë për momentin.

Komandantët ushtarakë të NATO-s do të japin këshilla lidhur me planet në javët e ardhshme ndërsa një vendim pritet të merret nga udhëheqësit e NATO-s në samitin e ardhshëm në qershor”, tha Stoltenberg.




Comments are closed.