Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Afganistan dhe Irak do të vazhdojë




Ne do të vazhdojmë të trajnojmë, këshillojmë dhe ndihmojmë forcat afgane në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar edhe pas zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
“Ne mbështesim procesin e paqes në Afganistan dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë të mbajmë praninë tonë”, shtoi ai.
Dy ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e disa njësive nga Afganistani dhe Iraku, para 20 janarit, kur ai do të duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, raportoi CNN duke cituar burime nga Pentagoni.
Pentagoni ka paralajmëruar komandat e trupave në të dy vendet me një ‘urdhër paralajmërues’ që planifikon të ulë numrin e ushtarëve në Afganistan në 2 500 nga 4 500 brenda 15 janarit, dhe në 2 500 njësi nga 3 000 që ndodhen në Irak.
Eunews.al
