×
Saturday, July 11, 2020

Srebrenica/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi në Bosnjë-Hercegovinë

July 11, 2020

“Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.

Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjtihëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për