×
Sunday, March 23, 2025

“Sipas raportit të OSBE në 43 shtete, fyerja dhe shpifja vepër penale”

December 18, 2019


Kryeministri Edi Rama është duke folur për paketën anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend.

Rama i quajti njerëzit e medias’ një turmë që nuk lexon’ ndërsa mori shembuj nga shtetet e tjera të Europës që shpifjen dhe fyerjen e kanë vepër penale dhe e dënojnë me burg.

“Që të jemi të qartë se në cilën botë jetojmë, për cfarë flasim ne dhe ku është bota sot. Që ta marrin vesh të gjithë, këtu jemi përballë një turme që nuk lexon e madje nuk denjon të lexoje e thonë as na intereson cfarë shkruhet në ligj ne nuk duam ligj

Sipas një raporti të OSBE , të vitit 2017,ku janë analizuar 28 tekste në 42 shtete nga 57 anëtare, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza që i është bërë këtij ligji, rezulton se aktualisht ka 3 qasje ngaj fyerjes e shpifjes.”, tha Rama ndërsa vijoi:

“-20 shtete, Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Polonia, etj… parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg

-5 shtete, Qipro, Anglia, Rumania, nuk e parashtrojnë si vepër penale por e rregullojnë me legjislacionin dhe Anglia e ka me gjobë 200 mijë stërlina

-Së treti, tre shtete e parashtrojnë si sanksion me gjobë jo burgim shpifjen.

Legjislacioni më i ashpër në BE është ai i Gjermanisë. Kodi Penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen e shpifjen dhe është vendi ku ka më pak shpifje e fyerje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas modeleve të vendeve që kanë një ligj të vecantë, që nga Kosova, Maqedonia, etj,

Tetor 2018, për shkak të rritjes së ndikimit të rrjeteve sociale, direktiva e BE është përafruar me republikën e Shqipërisë dhe është përditësuar.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj kundër lajmeve të rreme, me rregulla tejet të ashpra për përmbajtjen e rreme, e madje për të bllokuar aksesin e vendeve që e publikojnë atë.

NË SHBA byroja federale e hetimit ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër cdo lloj ëebsite e përmbajtje që konsiderohet cënuese.

Ligji Gjerman është përpjekja më e suksseshme.

Tani vijmë te ne, gjithë kjo punë e bërë, i gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, në formën e një fjalie: Mos iu referoni këtyre shteve se i kanë ligjet të ashpra, nuk janë këto shembujt që duhet të ndiqni. Ndërkohë që ligji gjerman nëse do kishte subjekte ata që janë kryetar parlamenti ata sot do ishin me borxhe, ata janë shkelës së të drejtave të njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij. Janë shkelës

Më 26 nëntor vdiq një njeri i pafajshëm si rezultat i atyre, ka humbur jetën një baba e janë plagosur dhjetëra njerëz se dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet.

Ata që janë jashtë, nxorën lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar situatë kaotike atje, me familjarë që kishin humbur kontaktet me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë e që u turrën te morgu.

Nuk po ju flas as për veten time, familjen time, nënë time, vajzën tonë, djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, e familjarët e atyre që janë këtu e andej, familjarët e Ballës, e të askujt tjetër mes nesh po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre, nuk e kanë FB live me 1 mln ndjekës sic e kam unë për të treguar që ca bëj, nuk i kanë kushtet tona.

Deri këtu shkon, sepse shkoi, efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria e fjalës, liria për të thënë cfarë të duash është dhe përgjegjësi jo vetëm e drejtë”, tha kryeministri Rama.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments