Shumica e udhëheqësve botërorë regjistrojnë rritje të mbështetjes nga sondazhet. Trump Jo.



Gazeta e mirënjohur Forbes në një shkrim të ditës së sotme thekson faktin që për shkak të koronavirusit, në mbarë botën demokratike krerët e shteteve kanë parë një rritje të mbështetjes në sondazhet e zhvilluara në këtë periudhë. Por disa udhëheqës – veçanërisht Trump, Bolsanaro i Brazilit dhe Abe e Japonisë – kanë parë rritje të papërfillshme, apo madje edhe rënie, në mes të kritikave se si ata po e përballojnë krizën e Covid-19.
Në Francë, disa sondazhe të kohëve të fundit tregojnë vlerësime dhe rritje të mbështetjes për Presidentin Emmanuel Macron duke u rritur me 14 % që nga shkurti, dhe mbështetja e tij varion midis 46% dhe 51%, mbështetja më e madhe që Macron ka pasur që nga qershori 2018.
Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson — i cili fillimisht u kritikua për një reagim të ngadaltë ndaj pandemisë, para se të shtrohej edhe vetë në spital. Gjendja e tij shëndetësore e zgjatur për të luftuar virusin, rezultoi me një rritje, në sondazhet e fundit që zbuloi se mbështetja ndaj tij u rrit me 52% në mars, me më shumë se 5% nga shkurti.
Në Kanada, Kryeministri Justin Trudeau shënoi një rritje të mbështetjes nga qytetarët prej 74%. Edhe partia e tij Liberale pa një rritje të mbështetjes prej 5% që nga muaji i kaluar, duke regjistruar një mbështetje prej 37%.
Por presidenti brazilian Jair Bolsanaro – ndoshta udhëheqësi botëror më i kritikuar për trajtimin e tij të krizës – ka një vlerësim midis 28% deri 33%, sipas dy sondazheve të fundit, të cilat gjithashtu tregojnë se afërsisht 40% e qytetarëve nuk e pëlqejnë mënyrën se si ai e manaxhoi krizën e koronavirusit.
Kryeministri Shinzo Abe i Japonisë, gjithashtu u kritikua nga qytetarët për një “qasje e butë” ndaj shpërthimit të Covid 19. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Kyodo News mbështetja ndaj tij ka zbritur me 5% duke arritur në vlerat e 40%.
STATISTIKA QYTETORE
Në bazë të analizave të fundit nga sondazhi Morning Consult, Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka popullaritetin më të lartë në mesin e udhëheqësve të cilët si pasojë e masave të ndërmarra ndaj Covid-19 kanë pare të rritet mbështetja e qytetarëve. Duke filluar nga 14 prilli, vlerësimi neto i mbështetjes ndaj tij është 68%, krahasuar me 62% në fillim të vitit.
Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka pasur popollaritetin e dytë më të lartë neto për periudhën në fjalë me 36%.
Gjatë po kësaj kohe, Kryeministri Australian Scott Morrison ka parë rritjen më të madhe të popullaritetit të brendshëm, me një pëlqim prej 26%.
Të dhënat e Morning Consult tregojnë se në mesin e dhjetë vendeve të anketuara, Abe e Japonisë ka vlerësimin më të ulët dhe me rënien më të dobët të pëlqimit me -18% , nga fillimi i vitit 2020.
Ndërsa amerikanët kanë tendencë të mbështesin presidentin e tyre në momentin fillestar të një krize – për shkak të “bashkimit rreth flamurit“. Por duket se kjo nuk do të ketë ndodhur domosdoshmërisht në rastin e Trump. Miratimi më i lartë për çdo president të Sh.B.A erdhi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur vlerësimet e George W. Bush u rritën në 89.8%. Në mënyrë të ngjashme, kur filloi kriza e pengjeve iraniane në 1979, vlerësimet e mbështetjes ndaj Jimmy Carter u rritën nga 32% në 56%.
Sipas sondazhit ditor të Morning Consult, mbështetja neto e Presidentit Trump u rrit vetëm pak nga fillimi i koronavirusit. Vlerësimi i tanishëm i mbështetjes ndaj Trump prej 43% (sipas Gallup), i cili është pak më i lartë se ai i fillimit të 2020, gjë që dëshmon se Trump nuk ka marrë mbështetjen e amerikanëve për menaxhimin e krizës në raport me paraardhësit e tij.
Eunews.al

